E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Këpucët e kuqe”, demonstrim në heshtje kundër dhunës ndaj gruas

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” në Durrës u mbushen me këpucë të kuqe, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Një nismë e re e tearit “Aleksander Mosiu” qe vjen si simbol i humbjes së jetës së gruas nga dhuna barbare e burrave. Kjo nismë vjen  per here te pare  ne Durrës, por ka nisur që prej vitit 2009, nga Elina Chauvet, artistja meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje. 
Ky aktivitet do pasohet me premierën online  të teatrit “Aleksandër Moisiu” 8 gra, histori të vërteta” që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje. 
Aktore të njohura si Anisa Markanian, Monika Lubonja, Suela Bako, Andia Xhunga, Adelina Muça, gazetarja Vali Qyrfyci etj sjellin këto histori dhimbjeje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›