Keqardhja e Ferrarës: U treguam naivë
Është e vështirë të pranosh një barazim të tillë në minutën e fundit. Çiro Ferrara e di këtë dhe nuk e fsheh keqardhjen e tij, duke parë edhe mundësinë e humbur për të rimarrë kreun e Serisë A. “U treguam naivë,”- pohoi trajneri bardhezi.
Italiani ndalet veçanërisht te aksioni i golit të barazimit të Bolonjës: “Aksioni i golit nuk ishte i vetmi rast që mund të kishim pësuar – shpjegoi Ferrara për “Sky Sport” -. Shpeshherë, sidomos kur ishte ndonjë faull në favor të Bolonjës, ata e luanin shumë shpejt topin dhe ne vonoheshim për t’u kthyer prapa. Gjithashtu, nuk ditëm ta menaxhojmë siç duhet topin kur e kishim në zotërim. Duhet të tregohemi më pak të nxituar dhe të kemi më tepër personalitet në menaxhimin e rezultatit.”
Kreu i pankinës bardhezi bën autokritikë, por nuk është dakord me ata që thonë se Juventusi kishte probleme në fazën mbrojtëse. “Ne kërojmë të sulmojmë gjithmonë, e kërkojmë këtë edhe nëse pësojmë. Në këtë aspekt duhet të përmirësohemi, duke filluar që nga ndeshja ndaj Xhenovas. Ndoshta e teprova me formacionin kur futa së bashku lojtarë që nuk kishin luajtur me njëri-tjetrin për një periudhë të gjatë,”- shtoi Ferrara.
Në ndeshjen e djeshme kishte disa të rikthyer, midis të cilëve edhe Diego, që pati një problem muskulor i cili e la për disa javë jashtë fushave. Braziliani nuk është ende në maksimumin e formës dhe trajneri e zëvendësoi pas rreth një ore lojë me Xhiovinkon.
“Mendova se Sebastiani do rijonte rastet rrezikshme, por nuk ndodhi kështu, sepse Bolonja arriti ta nxjerrë atë jashtë loje,”- vijoi trajneri italian.
Në fund, Ferrara ndalet edhe te gjendja e sulmuesit brazilian, Amauri, i cili nuk shënon që prej shkurtit: “Nuk dua që kjo të shndërrohet në një problem për të, pasi ai po bën një punë të mirë për skuadrën. Sot pati disa vështirësi më tepër po të merren parasysh rastet e krijuara, por ai ka besim në vetvete. Fillimisht duhet të rrijë i qetë, pastaj të gjejë rrugën e rrjetës.”