Leonardo: Vërshëllimat janë të drejta
“Bari luajti shumë shumë mirë, kurse ne vuajtëm në atë ndeshje. Në fund, vërshëllimat, ashtu si duartrokitjet, janë të merituara,”- tha Leonardo pas ndeshjes së djeshme.
Kreu i pankinës së Milanit nuk mundohet të gjejë alibi për barazimin 0-0 ndaj Barit në “San Siro”: “Ata zhvilluan një ndeshje të mirë, duke u mbrojtur dhe duke na vënë shumë në vështirësi. Kemi vështirësi të mëdha për të krijuar raste goli dhe është e drejtë që publiku ë stadium të jetë i pakënaqur kur skuadra nuk ia del të bëjë një gjë të tillë. Kishim motivimin e nevojshëm, por nuk arritëm të krijojmë sa duhet.”