E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqkuptohet ''sulltanesha''

Aktorja Meryem Uzerli e njohur nga seriali “Sulejmani i madhërishëm”, ndonëse njihet tashmë si një nga femrat më të bukura në Turqi, ajo këtë radhë ka dashur të shfaqet pak më ndryshe.
Uzerli ka parapëlqyer të tregojë dhe të japë një mesazh se dhe femrat e shëmtuara nuk duhet të kenë komplekse për dukjen e tyre, megjithatë fansat nuk e kanë pëlqyer aspak Hyrremin në këto foto.

Hyrrem së fundi është duke e përdorur shumë rrjetin Instagram për kontakt me fansat e saj dhe, së bashku me një mikeshë të saj, ka lyer fytyrën me makijazh të tepërt me qëllim që të shfaqet e shëmtuar.

Fotografia duket te jete keqkuptuar, prandaj është komentuar mjaft dhe sipas mediave shqiptare nuk është pëlqyer nga fansat e saj, duke thënë se ky është një gjest i pahijshëm nga ana e "sulltaneshës". /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›