E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nuk i kerkon falje Romney

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka refuzuar kërkesën e kandidatit presidencial të Partisë Republikane, Mit Romni, për të kërkuar falje për akuzat se Romni i ka dërguar vendet e punës amerikane në shtetet e tjera, kur ai e udhëhoqi një kompani investuese.
Mbrëmë, presidenti Obama tha shkurt “ne nuk do të kërkojmë falje”.
Romni ka këmbëngulur se Obama duhet të kërkojë falje, duke thënë se sulmet personale kundër tij janë “nën dinjitetin e presidencës”.
Romni ishte nën kritika të shpeshta nga demokratët e Obamës për kohën sa ishte në kompaninë Bain Capital, duke thënë se Romni i pasur është i interesuar vetëm për t’i ndihmuar milioneret.
Aleatët e Mit Romnit thonë se sulmet janë përpjekje për ta shmangur vëmendjen e votuesve nga fakti se Barak Obama ka dështuar ta ristartoje ekonominë amerikane.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›