Kërcënimet e Daçiqit tensionojnë Luginën e Preshevës

Kryetari Preshevës, Ragmi Mustafa, konsideron se përmendorja e ushtarëve të UCPMB-së nuk duhet ta irritoi askënd.
Ai në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tanjug ka thënë se ajo nuk është vendosur kundër popullit serb dhe se në këtë moment është shumë e ndjeshëm çështja e largimit të saj eventual.
Mustafa i ka bërë thirrje autoriteteve në Beograd dhe medie në Serbi që ta “lëshojnë topin në tokë” dhe të mos ngritin tensionet e panevojshme të cilat nuk i duan shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Kërcënimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se do ta largoi me zor përmendoren, sipas kryetarit të Preshevës, nuk sjellë asgjë të mirë.
Ndaj kësaj deklarate të shefit të ekzekutivit serb, një ditë më parë reaguan edhe ish-ushtarët e UCPMB-së të cilët thanë se nuk do të hezitojnë ta veshin përsëri uniformën në rast se largohet dhunshëm përmendorja e ish-bashkëluftëtarëve të tyre ./Indeksonline/