Kërcënimet e Rusisë për armët bërthamore, reagon Presidenti i KE

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një postim në rrjetin social Twitter ka reaguar ndaj kërcënimeve të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, duke i konsideruar si të papranueshme. Kërcënimet ruse sipas Presidentit të KE, nuk po trondisin vetëm Ukrainës, por sigurinë e Evropës por gjithë botën. Michel i kujton Rusisë se ka rregulla ndërkombëtare dhe institucione globale për çarmatimin bërthamor dhe kontrollin e armëve, ndërsa thekson se populli ukrainas duhet mbrojtur dhe forcuar në mënyrë që të sigurohet paqja.
“Rusia po sulmon kombin sovran të #Ukrainës, ndërsa bën referenca të turpshme dhe të papranueshme për përdorimin e armëve bërthamore. Kjo nuk po trondit vetëm sigurinë e Evropës. Po ngre rrezikshmërisht aksionet për të gjithë botën. Ne kemi rregulla ndërkombëtare dhe institucione globale për çarmatimin bërthamor dhe kontrollin e armëve. Ne duhet t’i mbrojmë ata dhe t’i forcojmë për të siguruar paqen dhe sigurinë”, shkruan Michel.
Russia is attacking the sovereign nation of #Ukraine while making shameful and unacceptable references to the use of nuclear weapons.
This is not only shaking the security of Europe. It is dangerously raising the stakes for the whole world. #Hiroshima
— Charles Michel (@eucopresident) May 13, 2022
/rtsh.al/