E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Zelensky: Rusia është ‘frikacake’, ka pësuar disfatë strategjike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, e ka quajtur Rusinë ‘fikacake’.

Sipas tij, Rusia ka pësuar disfatë strategjike në Ukrainë por i mungon guximi për ta pranuar këtë gjë. Më tej, presidenti ukrainas i quajti trupat ruse ‘frikacake’, pasi po përpiqen të fshehin të vërtetën.

“Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është tashmë e qartë për të gjithë në botën. Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë”, tha ai, ndërsa falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, raporton BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›