Kërcënimi i Ankarasë

Ankaraja zyrtare ka kërcënuar se, do të parandalojë zhvillimin e aktiviteteve eksploatuese dhe do të përjashtojë nga konkurrimi në Turqi të gjitha kompanitë energjetike që kanë konkurruar në projektet për eksploatimin e naftës dhe gazit në Qipro - qeverinë e të cilit vend Turqia nuk e njeh.
"Kompanitë që bashkëpunojnë me administratën e grekëve qipriotë në të ardhmen nuk do të përfshihen në projektet energjetike në Turqi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë, të publikuar të premten.
Paraprakisht, Qiproja njoftoi se, në kuadër të tenderit të dytë ndërkombëtar, 29 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për eksploatimin e naftës dhe të gazit.
Në mesin e kompanive ofertuese janë: Petronas (Malajzi), Kogas (Koreja Jugore), Eniem (Itali), Novatecom (Rusi), Gazprom (Rusi), Vitol (Rusi), Delecom (Izrael), dhe Woodside Energy Holding (Australi).