Ferrari vs Porsche

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka refuzuar të krahasohet me Lionel Messin, pasi ka thënë se të dy kanë ‘motorë të ndryshëm’. Ai po ashtu ka folur me dashuri për ish-skuadrën e tij Manchester United.
Ronaldo e mban rekordin botëror si futbollisti më i shtrenjtë kur nga Manchesteri kaloi në Real Madrid për 93.9 milionë euro në vitin 2009. Ai tha se është shumë i lumtur në Madrid, por në të ardhmen mund të kërkojë një tjetër sfidë në karrierën e tij.
“Të jem i sinqertë, nuk e di. Të ardhmen askush nuk e din. Unë jam shumë i lumtur këtu, është një klub i madh me tifozë fantastik. Ndjehem shumë i lumtur këtu, por pas një ose dy viteve askush nuk mund ta dijë çfarë do të ndodh, por për momentin jam shumë i lumtur”, tha Ronaldo për CNN Word Sport.
Ai po ashtu tha se pret që ish-klubi i tij të kthehet si ‘Mbret i Anglisë’, pavarësisht që këtë sezon ata e humbën garën në luftë për titull kundër Manchester Cityt. “I pashë disa ditë më parë dy gola të shënuar nga City në minutat e fundit, 92 dhe 94. Kisha vënë bast se Unitedi do të fitonte ligën por unë humba. U ndjeva shumë i zhgënjyer pasi United është ende në zemrën time. City ka ekip fantastik tani, por unë mendoj se Manchester United do të rikthehet për të qenë mbret i Anglisë”, tha në vazhdim Ronaldo.
Portugezi po ashtu pranoi se nganjëherë ndihet i lodhur me krahasimin që i behet me yllin e Barcelonës Lionel Messi. “Nganjëherë kjo më bënë të lodhur, pasi gjatë tërë kohës na krahasojnë. Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Porsche sepse kanë motorë të ndryshëm. Ju nuk mund ti krahasoni ata. Ai e bënë më të mirën për Barcelonën, po ashtu edhe unë për Madridin, kështu shifrat që kemi arritur ne të gjithë thonë se janë të pa besueshme”, u shpreh përfaqësuesi portugez.
“Unë mendojë se nganjëherë ne e shtyjmë njëri tjetrin në garë, kjo është arsyeja pse gara është kaq e lartë, Kjo është arsyeja pse Real Madridi dhe Barcelona janë dy ekipet më të mira në botë, pasi secili e shtyn secilin”, tha ylli i Madridit.
Në garën për titull të Spanjës këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 46 gola në 38 paraqitje duke i ndihmuar kështu Realit që të fitojë titullin me rekord prej 100 pikësh. Megjithatë ai është i dyti golashënues në Spanjë pasi Messi në 37 ndeshje ka shënuar 50 gola. Pavarësisht kësaj, Ronaldo theksoj rendësin e suksesit të skuadrës këtë sezon.
“Poenta kryesore ishte të fitoj titullin me Realin këtu. Kjo ishte hera e parë për mua, prandaj jam shumë i lumtur dhe ky është momenti më i mirë prej se jam në Madrid, pasi fituam titullin më të rëndësishëm. Mendoj se do të jetë e vështirë të kemi një vit më të mirë se ky. Për mua kjo është liga më e vështirë në botë, pasi të luash kundër Barcelonës të gjithë e dinë se sa e vështirë është dhe ne i mposhtëm ata”, tha në fund Ronaldo.