E Diel, 1 Nëntor 2026

Kercenimi prokuroria nis hetimet per Daut Kadriovskin

Shqiptaro-maqedonasi po hetohet per shpifje per shkak te detyres. Prokuroria Do verifikojme nese intervista eshte origjinale apo e montuar dhe kush eshte personi qe ka bere shenimin kercenues mbi CD


TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit ka nisur dje hetimet per CD-in e kercenimeve dhe shantazhit ndaj kreut te Partise Socialiste PS-se Edi Rama dhe nenkryetarit te grupit parlamentar te PS-se Erjon Brace.


Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku drejtuesi i prokurorise Sokol Malaj pasi ka marre kallezimin penal te PS-se ka urdheruar regjistrimin e procedimit penale ndaj shtetasit shqiptaro-maqedonas Daut Kadriovski. Sipas ketyre burimeve mesohet se regjistrimi i procedimit eshte bere per nenin 240 te Kodit Penal qe parashikon shpifjen per shkak te detyres.


Mesohet se pas takimit te dy diteve me pare te deputetit Erion Brace me drejtuesin e organit te akuzes se kryeqytetit juristet e PS-se kane dorezuar kallezimin penal duke iu referuar edhe shkeljes se nenit 240 te Kodit Penal. Po mbi bazen e ketij kallezimi prokuroria ka nisur hetimet duke filluar me verifikimin dhe zbardhjen e permbajtjes qe ndodhet e regjistruar ne CD-i.


shte regjistruar procedimi ndaj shtetasit Daut Kadriovksi ne mungese dhe po kryhen te gjitha procedurat standarde te nje hetimi.


shte pare permbajtja e CD-se ku po punohet per zbardhjen e bisedave te folesit Kadriovksi. Pervec kesaj po punohet per kryerjen e nje akt-ekspertimi per te provuar vertetesine e asaj interviste per te hequr dyshimet se eshte manipuluar apo montuar- thuhet nga prokuroria.


Gjithashtu sipas tyre eshte kerkuar nga PS-ja si kallezues qe te identifikojne burimin e kesaj CD-i personin nga i cili eshte sjelle ky zarf por qe juristet e selise roze kane mjaftuar me fjalen se eshte sjelle me poste.


Gjate diteve ne vazhdim prokuroria do te kerkoje nga Posta Qendrore te gjitha regjistrat e pranim dorezimit te zarfeve keto kohet e fundit per te pare se kush ka qene personi qe e ka dorezuar zarfin per ta derguar ne seline e PS-se-thuhet nga prokuroria. Sipas akuzes mbetet per tu vleresuar koincidenca qe kryeministri Sali Berisha pak dite me pare ne Kuvend i kujtoi kreut te PS-se dhe deputetit Brace emrin e Kadriovskit dhe disa dite me pas publikohet CD-ia me kercenime dhe shantazh.


Gjithashtu nga prokuroria mesohet se do te kryhet edhe ekspertim daktilografik te shkrimit qe ndodhej pas CD-se. Sipas te dhenave te prokurorise ne regjistrimin me audio dhe video shtetasi Daut Kadriovksi flet per shume akuza duke perfshire thuajse te gjithe politikanet e spektrit te majte.


Ai i kerkon politikaneve te majte qe te nderpresin fushaten antikorrupsion brenda 24 oreve ose ne rast te kundert do te beje publike intervisten e tij. Por edhe pse CD-ja ka mberritur ne zyrat e PS-se diten e hene dhe deri me tani kane kaluar me shume se 72 ore Kadriovski nuk ka bere publike asgje.


Kadriovski Edi Rama takohet me kryeprokuroren


TIRAN- Kercenimi i bere nga bosi i droges Daut Kadriovski eshte marre shume seriozisht nga kryetari i opozites Edi Rama. Paraditen e djeshme ai ka zhvilluar nje takim me Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama te cilet i shprehu shqetesimin e tij per kete ceshtje.


Ka qene ora 1000 e paradites se djeshme kur kreu i PS-se Rama me makinen e tij ka hyre brenda oborrit te Prokurorise se Pergjithshme duke u ngjitur drejt zyres se kryeprokurores ne katin e trete.


Burimet nga organi i akuzes thane se Edi Rama i ka shprehur kryeprokurores Rama shqetesimin e tij ne lidhje me kete presion nga persona te lidhur me krimin e organizuar dhe ka kerkuar hetimin e plote te saj.


Kreu socialist Rama dhe deputeti Brace nje dite perpara se ta benin publike kercenimin e Kadriovskit u takuan edhe me presidentin e Republikes Bamir Topi duke vene ne dijeni per faktet qe permban CD-ja.


Dollapaj Nuk jam takuar kurre me Kadriovskin


Arben Dollapaj me detyre prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme mohon kategorikisht qe eshte takuar apo njohe ndonje person me emrin Daut Kadriovksi. Ne asnje rast gjate jetes time si qytetar apo prokuror nuk e kam takuar apo njohur kete person.


Te gjitha ato qe ka deklaruar jane genjeshtra pasi nuk eshte asgje e vertete nga ato qe ka pretenduar. Edhe gjate punes time nuk kam pasur asnjehere te bej me emrin e ketij personi-tha prokuror Dollapaj i pyetur nga Shekulli.


LIGJI
Neni 240
Shpifja per shkak te detyres


Ndryshuar paragrafi i II me ligjin nr.8733 date 24.1.2001 neni 57
Shpifja e qellimshme qe i behet punonjesit qe kryen nje detyre shteterore apo nje sherbim publik per shkak te veprimtarise se tij shteterore ose te sherbimit perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim gjer ne nje vit.


Po kjo veper kur kryhet boterisht ose ne dem te disa personave ose me shume se nje here denohet me gjobe ose me burgim gjer ne dy vjet

Ju ka marre peng familja biologjike e politike. Ju ka marre peng karteli kriminal i ngritur me kontributin tuaj

Tahiri-Berishes Nuk i mbyll dot gojen opozites

TIRAN- Partia Socialiste akuzoi mazhorancen se ka lidhje me ceshtjen Kadriovski dhe kercenimin e perfaqesuesve te saj.


Deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaroi se kryeministri Berisha po tenton qe ti beje presion opozites permes kercenimeve. Zoti kryeminister Ju nuk hapni dot kutite sepse jeni te marre peng nuk doni parlament funksional sepse jeni te marre peng.


Ju ka marre peng familja biologjike dhe politike. Ju ka marre peng karteli kriminal qe eshte ngritur ne kembe me kontributin tuaj. Ata qe urdherojne te detyrojne te kercenojne deputete te opozites si Erjon Brace e bashke me te mua dhe familjen time dhe te gjithe deputeteve. Zoti kryeminister nuk fshihesh dot as pas Kadriovskit as pas te tjereve per te shantazhuar opoziten theksoi Tahiri.


Dy dite me pare nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace denoncoi kercenimet qe Daut Kadriovski nje emer i vjeter i trafiqeve te droges dhe i njohur si anetar i bandes se Ujqerve Gri ne Rome akuzon politikanet shqiptare. Akuzat jane bere nepermjet nje CD-je e cila ka mberritur ne Tirane me 20 dhjetor.


Edhe pse mazhoranca nuk eshte shprehur per kete ngjarje 26 dite me pare gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat kryeministri Berisha u shpreh me fjale te ngjashme me ato qe thuhen ne CD-ne e Kadriovskit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›