E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshira e nje shqiptari per automobil

Kultura e falsifikimit media kapitali modernizimi kapur ne kuadrot e nje arti konceptual qe i zhvesh veprat nga pozicioni i soditjes. Onufri 2010 menyra e shikojne dhe ndjejne realitetin 27 bashkekohes


E vetmja pune ne skulpture qe merr pjese ne Onufri 2010 eshte e Ilirjan Shimes. Edhe titulli i shkrimit mbi ngjarjen e vitit ne artet pamore i referohet vepres ne bronz e vitit 2002 jo me e larte se 30 cm. Nje kloun ne skeletin e nje makine ne pozicionin e njeriut me kamerdare ne brez gati te futet ne det. Deshire quhet dhe ekspozohet per here te pare.


E vecojme vepren e Shimes si skulpture qe eshte gjini e rralle e zhdukur nga qarkullimi ne ekspozita dhe si shenje dalluese ne menyren e te parit te botes nga artistet pjesemarres ne Onufri 2010.


Organizatoreve Galeria Kombetare e Arteve me siguri qe nuk iu ka interesuar ndonje statistike mbi moshen e pjesemarresve cka nuk eshte fare pa rendesi.
Mosha mesatare duhet te jete diku 25-30 vjec duke lene jashte pedagogun Gazmend Leka i vetmi mesues qe ekspozon me nxenes.


Pra pjesemarresit perfaqesojne nje gjenerate qe formimin artistik dhe vetedijen qytetare e ka fituar ne njezet vitet e shnderrimeve te medha qe provon mjedisi dhe takon njeriu shqiptar. Pa harruar pervoja te ndermjetme pertej kesaj realeje.


Ekspozita nderkombetare e arteve pamore na njeh me 27 artiste nga Shqiperia dhe Kosova qe jetojne brenda dhe jashte territoreve te dy shteteve. Por gjuha e artit te tyre eshte nderkombetare thone kuratorja Suzana Varvarica Kuka. Jane artiste ne rruge te mbare. Ata mund te ekspozojne brenda dhe jashte kufijve. Arti i tyre mund te konkurroje kudo. Ne kete kuptim nuk ka shume rendesi te percaktojme kufijte e nacionale te Onufrit.


Varvarica i ka zgjedhur nder 70 artiste qe provuan ti pergjigjen thirrjes se konceptit te saj Une jam ARTI-st koncept mjaft i gjere per nje diskutim te temave universale.
Po sa iu pergjigjen punet ne video fotografi pikture skulpture instilacion
Fotografia Situata e Greta Dhaskali Lamit eshte zgjedhur si marke e Onufrit.


Hije njerezish ne horizontin e ekrani te bardh. Raporti i figurave me hapesiren eshte zhvleresues. Autorja pyet cdo te thote te jesh indiferent perballe nje situate ...domethene te mbyllesh ne kutine tende dhe te humbasesh pergjithmone.
Nje tablo e Yllka Gjolleshes nuk eshte nje realitet i papare faqja informative live e nje televizioni.


shte kaq e zakonshme te te rinjte e arteve pamore trajtimi i realiteteve artificiale simulakrum. Ka nje cikel pedagogu Edi Hila dhe prej disa vitesh ai ka mbajtur ne pikturen e tij nje diskutim te tere mbi kete marredhenie te realitetit ne pikturen konceptuale.


Perballe kesaj pune e reja Ledia Kostandini qe po e mbyll kete vit ne aktivitet te plote ka instaluar Beton pambuku ciklamin. Ajo mendon se ia vlen te merresh me nje marredhenie absurde funksionesh dhe produktesh sic e paraqet ne nje makine roze qe imiton nje betoniere te vogel per ndertim.


Ky mjet popullor ne nje vend ku vetem ndertohet maskohet nga nje karroce topsheqeri Sof Sweet Products per femije. Loja e te rriturve dhe loja e femijeve ve ne loje situata kaotike urbane.


Gentian Gjikopulli me tablone Hello Edward Munch evokon nje njeri si ne Klithma e Munch-it i cili ka ne sfond qytetin. Nuk eshte veshtire te dallosh Tiranen. Asgje nuk ka ndryshuar ankthi frika pasiguria si me 1900-en e Munch-it. Piktori mendon se kjo gjendje e pandryshueshme e njeriut i ka fshire kufijte mes fasades dhe brendise.


Genti Korini me dy fotografi te printuara ne leter evokon edhe ai nje artiste te madhe te shekullit te njezete Louise Bourgeois. Me foton Pastro papastertine ai thote se shpreh nje reflektim mbi vete procesin e te berit art Buka e arte 2007-2010 shenon nje transformim social te shoqerise se sotme shqiptare ku pasurimi eshte vlera e vetme qe shtyn perpara.


Matilda Odobashi e quan sublime te perballosh forcat kundershtare te jashtme qe godasin njeriun madje e shtyjne edhe drejt zgjedhjeve te skajshme. Te Shtegu vaj akrilik mbi telajo imagjinata e saj e ben te kalueshme nje renie ne gremine.


Imagjinarja te Mozaik ndodhish e Gjergj Shoshit nje diptik ne mixed-media 2006-2009 ka kete origjine Ndodhite e se kaluares me sugjerojne figura te vecanta mitike te cilat me nxisin fantazine per te krijuar personazhe simbolike qe flasin per te shkuaren te tashmen dhe endrren e njeriut. Puna e Shoshit jep nje gezim ajo nuk ka zhveshjen nga procesi estetik qe vepra te tjera ne ekspozite e kane.


Nga Kosova Rrezart Galicia-Giqi ne nje pllakat-multimedia te quajtur H-Qeverisje e dublon stemen e Republikes se Kosoves ne nje maske aktori teatri. Ky eshte refleksion perballe nje pushteti 2-vjecar qe veshtireson jeten qytetare te Republikes se Kosoves. Duket se ne kete vend nuk do te kete nje qeverisje te mirefillte shenon Rrezarti nje nga tre artistet nga Kosova pjesemarres ne Onufri 2010.


Nje gje eshte e qarte prurjet paraqesin nje etape historike ne skenen e artit pamor shqiptar. Kultura e falsifikimit media kapitali modernizimi perbejne nje totalitet te kapur nga kuadri ne kuadrin e nje arti konceptual qe i zhvesh veprat nga pozicioni i soditjes. Do te thote se Onufri vjen nga nje realitet i tronditur nga zhvillimi nga proceset e epokes qe keta bashkekohes jetojne.


Ndergjegje sociale individuale shprehet vende-vende e pasigurt e paplote. Nje pjese duken te influencuar nga profesoret e tyre te Akademise se Arteve madje dhe vete profesoret te influencuar nga koleget e tyre.


fare do te ndodhe me keta te rinj me krijimtarine e tyre ne te nje ardhme te afert As ketu sduhet kerkuar siguri. Pasiguria e nje te talentuari i vlen edhe per mire.
Ekspozita Nderkombetare e Artit Pamor edicioni XVII rri hapur per publikun deri me 3 shkurt 2011. Juria qe vlereson me te miret shpallet javen e fundit te janarit.


Ilirjan Shima Deshire 2002 bronz Historia ishte/eshte deshira pa kufi e nje shqiptari per nje automobil. Nese gjithcka ndryshon kam idene se kjo figure dhe aventura qe ka nisur nuk do te ndryshoje askurre. Ajo do te jete vizioni i kontrasteve te thella te cilat kane qene jane dhe do te mbeten.


Dekonstruksioni i Marubit


Artan Dracini vjen nga Shkodra. Puna e tij eshte rezultat i nje kerkimi ne koleksionin e Marubeve ne Shkoder por me vleren e nje trashegimie kombetare.


Si jane sjelle me Marubet Per kete mund te kete histori nga me te ndryshmet ne Shkoder kultura e te ciles u godit ne disa drejtime nga regjimi komunist. Historia qe Dracini nderton nepermjet nje diptiku fotografik fle vete. Ai zhvesh nje foto te Pjeter Marubit 1875-1903 Portret gruaje portret i rinuar i retushuar. E ve ate perballe portretit origjinal. Po i botojme te dyja.


Operacioni i Dracinit eshte i lehte. Ai ben nje konfrontim duke shperbere logjiken e maskimit mbi Marubin. Na thote se kjo eshte marredhenia qe kemi krijuar me memorien menyra si i lexojme imazhet e saj te se shkuares si i citojme dhe ekspozojme ato. Na kujton nje vetedije te ndertuar mbrapsht.


Gazmend Leka

shte i vetmi mesues ne mesin e nje gjenerate te re ne Onufri 2010.
Parajsa e humbur vaj mbi telajo nuk eshte larg frymes se disa puneve te ekspozites. Nje vend grumbullimi mbetjesh qe jane vene perpara ne gojen e nje skrepi. Ne cep duke dale nga tabloja eshte portreti i artistit.


Njeriu pak e nga pak me mendjemadhesine miopine dhe terbimin e tij drejt nje urije per konsum po e humb natyren qe e rrethon dhe po con ate dhe veten drejt nje kolapsi. Plehrat jane vetem nje shenje ne morine e shenjave te tjera. Fruti i parajses eshte konsumuar aq shume dhe eger sa njeriu vete ka humbur memorien per vendin e bekuar qe me bujari i jepte atij dikur frutet e veta.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›