Kërcënohet Berluskoni, letër me plumb

Milano, 27 mars, NOA Një zaf me kërcënime për kryeministrin, Silvio Berluskoni dhe drejtues të tjerë të partisë së tij është gjetur në Milano, në zyrat postare. Lajmi është konfirmuar nga policia italiane, e cila ka sqaruar se në zarf ka qenë dhe një plumb.
Pakoja është gjetur dje në qendrën e magazinimit të porosive në postën italiane. Do përfundosh si mi, ishin fjalët që përmbante letra e drejtuar për kryeministrin italian. Letra mbante dhe adresën e saktë të kryeministri të Italisë, ndërsa mesazhi me plumb duket se shkon më afër lidhjeve mafioze. Policia deklaroi se ka nisur hetimet për këtë çështje.
m.xh/NOA/ANSA