Pavarësia e Kosovës, GJND mund të jap vendimin në nëntor

Hagë, 28 mars, NOA Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë në Hagë, do të jap mendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në
fund të muajit nëntor. Gazeta Politika e Beogradit citon burimeve
diplomatike në Bruksel, të cilat sqarojnë se ky vendim nuk do të jepet në maj
ose qershor.
Gazeta vë në pah se kjo shtyrje është e lidhur me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia deri atëherë ti dorëzoj Tribunalit të Hagës, të akuzuarin për krime lufte dhe gjenocid Ratko Mladiç.
Por, sekretari dhe shefi i departamentit për informim të GJND-së i ka deklaruar gazetës Politika se ende nuk dihet se kur do të japë Haga mendimin këshillëdhënës dhe se të gjitha parashikimet janë spekulime.
NOA/EL