Kërcënohet e afërmja e ish SHIK-asit: Më thonë "trego ku është Ilir Kumbaro"
TIRANE- "Jeta ime është në rrezik..." Blerina A. është duke vuajtur haraçet e një historie me të cilën ajo nuk ka lidhje fare dhe për këtë arsye ajo duhet të ndeshet çdo ditë me kërcënime të tilla.
Faji i saj i vetëm është fakti se Blerina është e afërmja e Ilir Kumbaros, personit që është në kërkim nga drejtësia shqiptare si fajtori për zhdukjen e Remzi Hoxhës disa vite më parë. Blerina prej disa ditësh është duke përjetuar makth, për shkak të personave që e ndjekin, por që edhe e kërcënojnë. "Kërkojnë që unë t'u tregoj vendndodhjen e Ilir Kumbaros, kur unë nuk di asgjë se ku ndodhet.
Dua vetëm që të jetoj jetën time e qetë", - pohon Blerina A. E terrorizuar dhe e frikësuar për jetën e saj dhe të familjes, Blerina gjatë gjithë kohës vështron rreth e rrotull se mos vëren ndonjë lëvizje të çuditshme.
Pas këtyre kërcënimeve, jeta e nënës së një fëmije të mitur ka ndryshuar, pasi ajo duhet të qëndrojë e izoluar dhe me frikë kudo që shkon.
(Shkrimi i plote sot ne GazetaShqiptare)
(e.m/BalkanWeb)