E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet me jetë deputeti Sajmir Tahiri

Share

Prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë nisur dje hetimet intensive pas një kallëzimi të bërë nga deputeti socialist, Sajmir Tahiri. Lajmi është bërë i ditur dje pasdite nga burime të policisë lokale, agjentë të së cilës janë ngarkuar nga prokurori i gatshëm i kryeqytetit për të hetuar rreth kërcënimit që i është bërë Tahirit. Vetë deputetit i kontaktuar mbrëmë vonë nga Gazeta nuk ka pranuar të japë detaje rreth çështjes, por ka pranuar të konfirmojë lajmin. Nuk mund të flas, por është e vërtetë që sot kam bërë një kallëzim në Prokurori- ka deklaruar deputeti socialist./panorama

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›