E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton Ardian Fullanin si Guvernator

Share

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar propozimin e mazhorancës për riemërimin e Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Propozimi u bë nga kryeministri Berisha disa ditë më parë në mbledhje qeverie dhe tashmë kandidatura e Fullanit pritet që të miratohet në Kuvend.

Presidenti Topi duket se ka treguar me këtë veprim, që pavarësisht sulmeve ndaj tij nga ana e mazhorancës, nuk ndikohet në vendimet që merr, edhe pse kandidatura e Fullanit është kundërshtuar ashpër nga ana e opozitës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›