Kërcënoi kryeministrin Kurti, arrestohet

PRISHTINË, 11 janar /ATSH/ Një person është identifikuar dhe arrestuar në Zveçan, pasi përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Policisë, kërcënimi ka ndodhur më 7 janar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim.
/KosovaPress/