E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë amerikan ndalet në zyrat e Qeverisë së Kosovës

PRISHTINË, 10 janar /ATSH/ Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, është ndalur edhe në zyrat e Qeverisë së Kosovës.

Osmani dhe Verma pas takimit nuk dhanë deklaratë për media, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë komunikim për mediet e pas takimit që po zhvillon në Qeverinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), zëvendës-sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, i cili do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.

Në Kosovë thuhet se ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›