E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërcënoi me armë zjarri të riun pas sherrit në lokal, shpallet në kërkim 35-vjeçari në Lushnje

Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me pistoletë në afërsi të një 20-vjeçari me qëllim kanosjen e këtij të fundit.

Raportohet se gjatë natës këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal të fshatit Dushk për motive të dobëta.

Sakaq, policia vijon punën për kapjen e 35-vjeçarit O. D. dhe vënien e tij para drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›