Kërcënonte me thikë gruan dhe fëmijët se do i vriste, policia arreston 50-vjeçarin në Shkozë

Një tjetër ngjarje kriminale e dhunës në familje është parandaluar, ku burri kërcënonte me thikë gruan dhe fëmijët se do i vriste.
Pas denoncimit në polici për ngjarjen, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar 50-vjeçarin A.B., banues në Shkozë.
50-vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/