E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëvizte me stemat e policisë dhe pistoletë imituese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi lëvizte në Tiranë me stemat dhe portofolat e policisë dhe pistoletë imituese.

Në pranga përfundoi 30-vjeçari S.S., i cili lëvizte në kryeqytet me mjetin e tij tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. 

Lokalizimi I tij u bë në rrugën “Siri Kodra”, ndërsa policia e vuri në pranga gjatë operacionit të koduar “The night”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.      

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›