Kercenuan votuesit e PS pranga Shullazit dhe 11 te tjereve

TIRAN- Fushata zgjedhore per njesine bashkiake numer shtate ne kryeqytet eshte
shoqeruar gjate te gjithe kohes nga nje person i njohur per policine dhe qytetaret e Tiranes. Ai quhet Emiljano Shullazi i cili ka vetem pak kohe qe eshte liruar nga burgu. 10 dite me pare Shullazi prishi nje miting te PS-se dhe dhunoi disa simpatizante por pasi u shoqerua nga policia u la i lire.
Dje ai u be serish personazh ne njesine bashkiake numer shtate duke kercenuar votues te ndryshem. Pas denoncimeve te shumta te qytetareve te ndryshem por edhe perfaqesuesve te opozites policia ka nderhyre per te kapur Shullazin.
Kjo nderhyrje e policise erdhi kur ai e kishte mbaruar misionin e tij dhe qendrat e
votimit ishin mbyllur. Mbremjen e djeshme efektivet e komisarariatit nr.2 te atij nr.1 si dhe njesia operacionale prangosen Emiljano Shullazin vetem pak muaj pas lirimit te tij nga burgu.
Ne makine u gjet marijuane dhe disa radio policie. Lajmi u be i ditur dje zyrtarisht nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Tiranes te cilet thane se bashke me Shullazin ishin arrestuar edhe 11 persona te tjere te cilet u kapen prane liqenit artificial ne Tirane ne zonen e komunes Farke.
Per cudi ne momentin e arrestimit Emiljano Shullazi ishte i veshur me jelek antiplumb dhe kishte me vete tre arme zjarri te tipit pistolete tre radio dhenese - marrese dy arme te ftohta thike dhe nje sasi lende narkotike cannabis sattiva.
Emiljano Shullazi eshte edhe fqinj i kandidatit socialist Erjon Koka te cilit iu vu tritol
ne deren e baneses. Ngjarja hodhi dyshimet tek Shullazi i cili vazhdimisht kishte percjelle
kercenime te ndryshme tek Koka dhe persona te tjere te angazhuar me fushaten e opozites.
Shullazi ishte shoqeruar dhe me pare nga forcat e rendit per ngjarjet e siper permendura. Me pare ai eshte denuar me shtate vjet e kater muaj burg nga gjykata per trafik te lendeve narkotike.
Vec tij policia arrestoi edhe Klajdi Gjecin 27 vjec nga Laci banues ne Tirane i cili me pare ka qene i njohur per policine ne lidhje me nje incident te ndodhur ne rrugen Ismail Qemali prane nje lokali ku mbeti i plagosur nje person. Policia identifikoi si autor te krimit pikerisht Gjecin i cili u arrestua nga policia pas disa kohesh.
Incidenti ne Tirane denoncohet ish-bodigardi i Nanos
Denoncohet Viktor Agolli ish- bodigardi i kryeministrit Fatos Nano si dhe nje person me emrin Fatmir Meta per rrahjen e dy djemve te nje komisioneri perfaqesues i Partise Demokratike. Agolli mohon perfshirjen ne goditjen apo rrahjen e ndonje personi ndersa tha dje ne mbremje per Shekullin se nuk eshte perfshire por as nuk ka goditur
ndonje person duke mohuar incidentin ne fjale.
Me tej Agolli tha se ka qene prezent ne nje incident te ndodhur ne afersi te rruges Irfan Tomini prane nje kopshti por se nuk ka goditur ndonje person vec se ka ndare te konfliktuarit. Ai tha se ishte i gatshem te komunikonte me policine ne lidhje me cdo rast por se nuk ka pasur asnje kontakt prej ketyre te fundit per te komunikuar me te.
Sot rreth ores 15.30 ne rrugen Irfan Tomini ne Tirane ne oborrin e kopshtit Nr.45 ne te cilen eshte vendosur qendra e Votimit Nr.1849 jane goditur me grushte dhe sende te
forta dy shtetas te cilet ishin afruar per te votuar.
Shtetasit e demtuar jane Erald dhe Energis Hasaj respektivisht te moshave 18 dhe 19 vjec djemte e shtetasit Perparim Hasaj i caktuar me detyren e Komisionerit te Subjektit
Partia Demokratike e Shqiperise- tha policia ne njoftimin e saj zyrtar.
Ne deklarimin e saj Drejtoria e Policise se Tiranes tha se nga hetimet e kryera ne vendngjarje dyshohet se autor jane shtetasit Fatmir Meta 42 vjec dhe Viktor Agolli 43 vjec te cilet nderkohe jane shpallur ne kerkim.