E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ thirrje ne oren 19.00 Komisioneret tu sherbejne votuesve qe presin

“Eshtë shumë e rëndësishme që shtetasve t’u krijohet mundësia për të votuar, edhe nëse kalon afati i caktuar për mbylljen e qendrave të votimit”.

Ky ka qenë apeli i lëshuar së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes kryetarit të tij, Arben Ristani, lidhur me mbylljen e procesit zgjedhor.

Sipas Ristanit, qendrat e votimit nuk duhet që të mbyllen, derisa ka persona ende në radhë për të votuar.

“Komisionerët duhet të ndjekin procedurat dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të përballen me ndëshkime”, tha Ristani.

Ai vuri në dukje faktin se ka informacion që mjaft qendra votimi kanë mjaft njerëz në radhë jashtë tyre, që presin për të votuar.

I pyetur nga gazetarët, Ristani, ka sqaruar se detyrimi ligjor i komisionerëve për t’u shërbyer qytetarëve që duan të votojnë ka të bëjë me ata që janë në radhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›