E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kërkesa e PD për Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Balla: Nuk do të merret parasysh firma e personave ‘non grata’

Kreu i Grupit Partalamentar, Taulant Balla në një dalje për mediat deklaroi se mazhoranca po merret me ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore.  Lidhur me ngritjen e një Komisioni për çështje e McGonigal, Balla tha edhe një herë se firma e personave ‘non grata’ nga SHBA , adresuar Sali Berishës, nuk do të merret parasysh në asnjë rast.

“Ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë plot 6 të tilla dhe që duhet të adresohen edhe nga Kuvendi i Shqipëri. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë futue në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket kësaj çështjeje mund të them që kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që çdo parlament do të zgjidhte të njëjtin parim. Kemi një person ‘non grata’ nga SHBA që është turpi këtij Kuvendit dhe ne me vendimmarrjen tonë politike nuk do ta marrim në konsideratë firmën e tij”, tha Balla.

Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla është ndalur edhe tek kërkesa nga Grupi Parlamentar i PD, për shkarkimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku për këta të fundit shkeli rregulloren duke asgjësuar Parlamentin për llogari të kryeministrit Edin Rama. Për Ballën nuk ka asnjë argument për shkarkimin e saj pasi ka kryer veçse detyrën.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar shkarkimin e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, për shkak të shkeljes së rregullores dhe minimit të Kuvendit. Sipas njoftimit të grupit, Kryeparlamentarja asgjesoi Parlamentin për llogari të Kryeministrit Edi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›