Kërkesa për produktet e bahçeve, konsumatorët: Cilësia e mirë, çmimet të përballueshme

Në tregun agro-ushqimor të Kukësit prej disa javësh kanë filluar të shfaqen prodhimet e bahçeve, të cilat tregtarët i sjellin nga fshatrat përreth.
Kjo është një periudhë kur kërkesa për perime rritet ndjeshëm, pasi konsumatorët i përdorin më shumë këto produkte të freskëta në tryezat e tyre.
Sipas blerësve, cilësia e perimeve është mjaft e mirë dhe çmimet janë të përballueshme, çka i bën këto produkte të preferuara në treg.
Kjo periudhë karakterizohet nga furnizim i tregut me produkte vendase, të cilat janë shumë të kërkuara nga blerësit për freskinë dhe origjinën e tyre.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/