E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkesat e Rusise per te dhenat e pasagjereve

Kerkesa e re nga ana e Rusise per te dhena te detajuara  per fluturimet e pasaggjereve  ne aeroportet ruse ka shqetesuar jo pak Bashkimin Europian . 

BE-ja nuk ka nje marrëveshje formale me Rusinë, dhe çështja ngre shqetësime të privatësisë . Linjat ajrore qe fluturojne ne SHBA dhe Australi nga Evropa bëjne te tilla  transferta si emri i pasagjerit duke perfshire  numrin e kartes se kreditit dhe ai i telefonit. 

Burime nga Bashkimi Europian bejne te ditur per BBC se "Komisioni është shumë i shqetësuar në lidhje me masat qe autoritetet rusekerkojne te marrin dhe i kerkon Moskes zyrtare qe te pezulloje hyrjen në fuqi të masave, për të vlerësuar më mirë detajet dhe pasojat mbi linjat ajrore të BE-së dhe udhëtarëve. "

Sipas rregullave të BE-së, të dhënat nuk mund të transferohen në vende jo anëtare te të BE-së nëse nuk ka një marrëveshje të qartë ndërkombëtar me masat mbrojtëse dhe privatësisë. Linjat ajrore do të përballen me një situatë të vështirë, nëse Rusia vendos te vere ne fuqi kerkesat e saj pasi, si ata do të jenë te  detyruar qe nga njera ane te zbatojne rregullat e BE per mbrojtjen e te dhenave dhe nga ana tjeter do te perballen me kerkesen e Rusisë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›