E Shtunë, 31 Tetor 2026

Penatgoni, Kongresi dhe sulmet seksuale në ushtri

Komandantët e lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara po kundërshtojnë planet nga disa senatorë për t'i hequr ushtrisë autoritetin e gjykimit të krimeve penale, duke përfshirë sulmet seksuale.
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsey, dhe shefat e çdo degë të ushtrisë bënë dje një paraqitje të rrallë të përbashkët në një seancë të Senatit amerikan.
 
Ata u përballën me pyetje të ashpëra rreth një valë sulmesh seksuale në shërbimet e armatosura.
 
Republikani John McCain shprehu neveri e zhgënjim; demokratja  Claire McCaskill tha se raste të tilla nuk kanë të bëjnë me seksin, por me dominimin dhe dhunën; senatorja tjetër demokrate Kirsten Gillibrand tha se shumë krime seksi në ushtri mbesin të paraportuara sepse viktimat kanë frikë nga hakmarrja.
 
Shefat ushtarakë e pranuan se nuk i kishin kushtuar vemendje problemit të sulmeve seksuale. Por ata argumentuan se duke u hequr atyre autoritetin për të vendosur se cilat raste duhen proceduar, kjo do të minonte autoritetin dhe moralin në ushtri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›