E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkime ne kufi per mikun e Rizait iku nga burgu i Koridalosit

Forca te shumta policie jane stacionuar tri ditet e fundit ne kufirin jugor me Shqiperine ne perpjekjeper te lokalizuar te shumerkuarin Vasilis Paleokostas. Policia greke duket se ka rene ne gjurmet e tij tre vjet pas arratisjes se bujshme nga burgu i Koridalosit bashke me shqiptarin Alket Rizai. Vendndodhja e te shumekerkuarit Paleokostas eshte lokalizuar ne fshatrat ne brendesi te kufirit shqiptar ku dhe me mendohet se strehohet. Sipas informacionevete policise greke Paleokostas e ka shfrytezuar qendrimin etij ne fshatrat ne afersi te kufirit per te hyre dhe dale shpesh ne territorin grek permes rrugeve klandestine. Burime te rezervuara jane shprehur per mediat greke se autoritetet policore te shtetit fqinj kane informuar edhe palen shqiptare per levizjet e Paleokostas.
Ne zonen e Janines dhe kufirit me Shqiperine kryhen prej disa javesh patrullime te shpeshta nga forcat e policies greke te pajisura me armatim special. Sipas te njejtave burime autoritetet greke jane duke perpunuar te gjithe informacionin e marre ne rruge operative dhe me pas do te kerkojne nga pala shqiptare te nderhyje per te arrestuar te shumekerkuarin qe fshihet ne nje prej fshatrave shqiptare ne kufirin me Greqine.

PALEOKOSTAS DHE MIQTEuml E TIJ SHQIPTAREuml
Strehimi i Vasilis Palekostas ne fshatrat ne jug te Shqiperise mendohet se eshte mundesuar nga nje miku i tij shqiptar me te cilin ka vuajtur denimin ne burgun e Koridalosit. Ky i fundit ka qene pjesemarres ne tri grabitje bankash qe jane kryer muajt e fundit ne Janine. Autoritetet besojne pas ketyre grabitjeve fshihet vete Paleokostas i cili dyshohet pa ashtu se ka pastruar ne Shqiperi shumen prej 6 milion eurosh qe perfitoi nga pengmarrja e nje biznesmeni te njohur grekpak kohe me pare. Ai u arrestua nga policia por arriti qe te arratiset me helikopter nga burgu i Koridalosit ne 22 shkurt te vitit 2009 bashke me mikun e tij shqiptar Alket Rizai. Por kjo nuk ishte hera e pare qe dy te shumekerkuarit arratiseshin nga burgu. Me nje skenar te ngjashem ata i shpetuan qelive te burgut edhe ne vitin 2006 ne nje tjeter arratisje spektakolare.

VEumlLLEZEumlRIT PALEOKOSTAS
Behet fjale per dy njerezit me te kerkuar ne Greqi vellezerit Nikos dhe Vasilis Paleokostas. Te dy te lindur ne qytetin e Trikales i pari ne vitin 1960 dhe i dyti ne vitin 1966. Deri ne vitin 1988 mbi ta rendonin 27 vepra penale kryesisht grabitje bankash dhe vjedhje me arme.
Vellezerit Paleokostas kane arritur ti shpetojne disa here policise duke kryer 6 arratisje nga burgu me ndihmen edhe te drejtuesve te policise greke. Po ashtu dy vellezerit Paleokostas kane kryer dy pengmarrje te bujshme nga te cilat mendohet se kane perfituar miliona euro.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›