E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatesi padit KLD-neDo vleresimin Shume mire

TIRANEuml - Gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta ka paditur ne Gjykaten e Tiranes Keshillin e Larte te Drejtesise KLD. Padia e gjyqtarit Musta eshte depozituar ne sekretarine e gjykates ne daten 3 shkurt 2012 ku ai i kerkon gjykates qe te detyroje KLD qe ta vleresoje ate me nivelin Shume mire dhe jo sic e ka vleresuar Mire nga analiza e bere per punen si gjyqtar gjate vitit 2005- 2006. I kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com gjyqtari i Elbasanit ska pranuar te jape shume komente rreth kesaj ceshtje por ka shtuar se padia ka si baze per vleresimin e tij me nivelin Shume mire. Ne fakt ceshtja me nr.8124 ka si objekt ligjor ndryshimin e pikes 18 te vendimit nr.282 te dates 16 dhjetor 2011 te mare nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Me tij objekti ligjor vashdon duke kerkuar te vendoset vleresimi me Shume mire per punen e gjyqtarit gjate vitit 2005 deri ne ate 2006.
Momentalisht ceshtja eshte ne fazen fillestare te gjykimit nderkohe qe gjyqtari qe do shqyrtoje padine e kolegut te tij Bujar Musta eshte Artur Gaxhi. Gjyqtari Musta ka qene kryetar i gjykates se Elbasanit. Ai shpesh here eshte permendur nga politika dhe kryeministri Sali Berisha si i imlikuar ne afera korruptive. Gjate nje vizite ne vitin 2008 ne qytetin e Gramshit Berisha ka pohuar se Une ju garantoj se do te vazhdoj betejen time derisa te shoh gjykates dhe prokurore mjeke apo kushdo qofte te perballet me ligjin. Ne qytetin tuaj tre muaj me pare nje faqezi si Bujar Musta kryetar i gjykates se Elbasanit nje kriminel si ai liroi ne sallen e gjyqit vrasesin e njeriut te pafajshem. Motra e viktimes emigrante ne Itali intelektuale tre muaj para gjyqit me ben nje leter tronditese ku me thote se dora e zeze e vrasesit i mori jeten vellait tim ne deren e shtepise. Une te garantoj se vrasesin do ta lirojne. Dhe ne fakt vrasesin e liruan. Bujar Musta u largua por ju jap fjalen se do ta ndjekim kudo qe te shkoje eshte shprehur Kryeministri Sali Berisha.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›