E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkimet pranë gjetjes së vaksinës për H1N1

Çikago - Kërkimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin shpresën se vaksina kundër gripit të derrave mund të jetë e gatshme brenda disa muajsh. Një profesor në “Universitetin Purdue” është duke punuar për gjetjen e kësaj vaksine, dhe fillimisht ajo do të përdoret për teste klinike mbi minjtë e laboratorëve.

"Ne do të donim të kishim një vaksinë brenda dy ose tri javësh për të filluar testet tek minjtë", deklaron profesori Suresh Mittal. Ai dhe bashkëpunëtorët e Qendrave amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), do të zbatojnë një metodë që kërkuesi e kishte zhvilluar për gripin e shpendëve H5N1.

Kërkuesit do të përdorin një virus klasik të rrufës si bartës së gjenit të virusit H1N1 dhe do të stimulojnë qelizat për të krijuar njëkohësisht antitrupat dhe një mbrojtje në nivel qelizash, me qëllim mbrojtjen e organizmit kundër mutacioneve të virusit të gripit.

Ndërkohë, shumë organizma, private dhe publike, po punojnë për krijimin e një vaksine kundër gripit të derrave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›