Kartat, PS: Kaos në komuna
Tiranë -Partia Socialiste ka denoncuar sot situatën kaotike sipas saj në zyrat postare. Në një komunikim me median, zëdhënësja e kryesisë Mimi Kodheli theksoi se në shumë komuna të vendit, zyrat postare ende nuk kanë filluar të shesin kuponët me tarifat e reja. “Për më tepër, ende sot, nuk ka asnjë informacion publik nga Qeveria mbi mbarëvajtjen e procesit të aplikimit të shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike, pas miratimit të tarifave të reja”-theksoi ajo.
Kodheli tha se Partia Socialiste, përsërit edhe njëherë qëndrimin e saj dhe ftesën për të gjithë votuesit shqiptarë të pa pajisur me pasaportë, për të aplikuar një orë e më parë dhe për të ruajtur faturën. Ajo ka shtuar se qeveria e re do të rimbursojë këtë taksë vote, e cila në vitin 2009 nuk mund të mbajë shqiptarët larg kutive të votimit.