E Martë, 3 Nëntor 2026

Kërkohej nga SPAK – Arrestohet në Shijak, Astrit Avdylaj

Arrestohet në shtëpinë e tij në Shijak, Astrit Avdylaj. Sipas burimeve të policisë bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte i armatosur.

Avdylaj kërkohej nga SPAK si pjesë e operacionit “Revanshi”.

I njohur edhe me nofkën Niçja, 50-vjeçari konsiderohet kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim të lëndëve narkotike, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllain e tij Altin Avdylaj.

“Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”,” njoftoi Policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›