E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej për trafik armësh, ndalohet 58-vjeçari

Aida Malaj

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 59-vjeçar me rrezikshmëri të lartë kriminale, i dënuar për trafik armësh e municionesh. Burimet zyrtare të policisë së qytetit bregdetar bëjnë të ditur Sadulla Qoku nga fshati Palasë i ka shpëtuar për shtatë vjet dhjetëra operacioneve policore të organizuara për kapjen e tij.

Bashkë me tre persona të tjerë në vitin 2007, Qoku në vendin e quajtur “Ura e Palasës” u kap duke transportuar 20 mijë fishekë me një makinë tip “Benz” me targa të Lezhës. Bashkë me sasinë e konsiderueshme të municioneve, policia sekuestroi edhe një automatik tip “Kallashnikov”, një “shotgan”, një armë tjetër automatike të pajisur me zhurmëshues si dhe një arkë me detonatorë eksplozivi.

Në atë kohë u arrestuan Blerim Sena, Zamir Zogu dhe Kujtim Laliçi. Çështja u trajtua nga Gjykata e  Krimeve të Rënda ku Qoku u dënua në mungesë me tetë vjet burg.

31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kërkohej për trafik armësh, ndalohet 58-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›