E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje godet Hasin, babai ekzekuton të birin 21-vjeçar

Has- Episodi i rradhës në valën e krimeve në familje që ka mbërthyer vendin ka ndodhur në qytetin e Hasit, teksa një 71-vjeçar ka qëlluar më armë zjarri për vdekje të birin 21-vjeçar.

Ngjarja e ndodhur disa çaste më parë, mësohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit në banesën e familjes Nabolli në fshatin Kostur të Hasit. Mësohet se Binak Nabolli 71 vjeç ka qëlluar me armë zjarri mbi djalin e tij 21-vjeçar ylber Nabolli.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka prangosur menjëherë babain ekzekutor dhe ka sekuestruar armën e krimit, ndërkohë që nuk bëhen ende të ditura shkaqet dhe rrrethanat që kanë çuar në këtë krim të rëndë në familje, i dyti brenda pak ditësh.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›