E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet kthimi i "90 % të territoreve të Maqedonisë"

Sipas kryetarit Strasho Angelosvki, këto territore, Maqedonisë i janë marrë pas firmosjes së Marveshjes së Bukureshtit në vitin 1913.

“Do të kërkojmë tërheqjen e okupatorëve nga territoret e pushtuara pasi me Marrëveshjen e Bukureshtit qartë qëndron se territori i Maqedonisë ndahet mes fuqive okupuse të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Shqipërisë. Në memorandumin që do ti dërgojmë vendeve anëtare të BE-së do të kërkojmë që në një periudhë të afërt popullit maqedonas dhe shtetit të

Maqedonisë ti paguhen dëmshpërblime për shfrytëzimin 100 vjeçar të tokës, detit dhe pasurive maqedonase”, deklaroi Strasho Angelovski, kryetar i TMORO-VEP.

TMORO-VEP do të kërkojë edhe ndërprerjen e bisedimeve për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

“Gjatë protestës do të dërgohet edhe kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve dhe kërkesa për mos ndryshimin e emrit për shkak se ne jemi të vetëdijshëm se në rast se ndryshohet emri, atëherë ata që okupuan territoret e Maqedonisë në vitin 1913 edhe një herë do të verifikojnë atë marrëveshje për shkak se siç thash, Maqedonia edhe sot në vitin 2010 do të prezantohet vetëm si territor, nuk do të ekzistojë shteti Maqedonia, nuk do të ekzistojë shteti i popullit të Maqedonisë”, theksoi Angelovski.

Memorandumi do të dorëzohet të martën në 97 vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Bukureshtit./ina/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›