Kërkohet ngritje substanciale e pagave të mësimdhënësve

Kryesia e SBASHK-ut ka kërkuar nga MASHT-i dhe Qeveria e Kosovës të ndërmarrin hapa konkret për përmirësimin e gjendjes materiale me ngritjen e pagave në mënyrë substanciale, duke përmbush në këtë mënyrë premtimet e dhëna.
Në mbledhjen e mbajtur të dielën me kryetarët sindikalë të komunave të Republikës së Kosovës, SBASHK-u ka shqyrtuar gjendjen materiale të punëtorëve të arsimit parauniversitar, kushtet e punës dhe cilësinë e punës në procesin mësimor.
“Të gjithë pjesëmarrësit shprehen shqetësimet dhe pakënaqësitë e arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional dhe administratës të nivelit të arsimit parauniversitar për pozitën aktuale materiale”, thuhet në një komunikatë për media.
SBASHK rikujton se ngritja e pagave në arsimin parauniversitar në shtatorin e vitit 2007 ishte mesatarisht 20.15 për qind dhe jo siç pohon Qeveria e Kosovës për ngritje prej 47 për qind.
“Ne i gëzohemi rritjes së pagave në sektorët tjerë dhe përgëzojmë Qeverinë për këtë, mirëpo kjo ngritje pagash ka bërë që pagat në arsimin parauniversitar të jenë më të ulëtat, krahasuar me sektorët tjerë që gëzuan ngritje. Besojmë se argumentet dhe arsyeja do të gjejnë mbështetjen te institucionet e Kosovës. Këtë proces të komunikimit e kemi filluar me Ministrin e Arsimit dhe urojmë që përmes negocimit të gjejmë zgjidhje të dëshiruara në mënyrë që të mos ketë nevojë për veprime sindikale”, përfundon komunikata e SBASHK-ut, i cili nuk ka bërë të ditur se sa do të duhej të jetë rritja e pagave. /kosovapress/