Të zhgënjyer me Mavrajn

Vendimi i Mërgim Mavrajt, që mos të luajë me Kombëtaren shqiptare, edhe pse është ftuar për miqësoren me Irlandën e Veriut, ka zhgënjyer tej mase drejtuesit e futbollist shqiptar.
Drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) vendimi i mbrojtësit kosovar u ka rënë kresë, pasi ai u kishte dhënë fjalën se do ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare qysh të mërkurën në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut.
“Jemi të zhgënjyer me veprimin e Mavrajt. Kemi bërë çmos që t’i rregullojmë dokumentacionin që ai të luajë për Shqipërinë pasi nuk janë procedura të lehta. Mirëpo, ai është sjellë në mënyrë jo profesionale”, ka thënë për Express zëdhënësi i FSHF’së, Tritan Kokona.
Ai tregon se kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi i ekipit gjerman Bochum ndërron mendimet. Sipas tij, Mavraj një gjë të tillë e kishte bërë edhe në kohen e trajnerit kroat, Otto Bariç, dhe atij holandez, Arie Hann.
Pas këtyre vendimeve, kuqezinjtë përfundimisht kanë hequr dorë nga Mërgim Mavraj, për të cilin thonë se nuk do ta bëjnë as përpjekjen më të vogël për ta afruar në Kombëtaren shqiptare.
“Sigurisht se Federata Shqiptare e Futbollit do të heqë dorë përfundimisht nga ai. Dhe më nuk do të bëjë as përpjekjen më të vogël që ta ftojë në Kombëtare, sepse këto gjëra janë konsumuar tani”, theksoi ai.
Sipas Kokonës, mbrojtësi i Bochumit këtë vendim e ka marrë pasi drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit i ka thënë atij se pas Kampionatit botëror do të jetë në planet e përfaqësueses gjermane.
“Ai ka lajmëruar se nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Irlandën e Veriut si dhe nuk do të luajë për Kombëtaren. Ndërsa jozyrtarisht mësohet se ai pret të grumbullohet nga përfaqësuesja gjermane”, deklaroi Kokona.
Mavraj në vitin 2006 ishte pajisur me pasaportë shqiptare, në kohën e trajnerit kroat Otto Bariç. Mirëpo, mbrojtësin kosovar në vend të Kombëtares A e kishin ftuar me skuadrën U-21 të Shqipërisë, gjë që nuk i pëlqeu.
Pas kësaj, ai refuzoi të veshë fanellën kuqezi, duke zgjedhur përfaqësuesen U-21 të Gjermanisë, me të cilën debutoi në vitin 2007 në ndeshjen miqësore kundër shpresave të Italisë.
Kuze i mllefosur
Në anën tjetër, edhe selektori Josip Kuze është i mllefosur me vendimin e Mërgim Mavrajt, pasi ky i fundit pas disa takimeve që kishin pasur i kishte dhënë fjalën që do të luante për Shqipërinë.
“Edhe trajneri Kuze është teje i zhgënjyer me vendimin e Mavrajt. Ai bisedoi me të sy më sy dhe i dha fjalën se do të luajë, derisa në fund i tha, jo nuk do të vij”, u shpreh Kokona.
Selektori Josip Kuze ishte ai që insiston në angazhimin e Mavrajt në Kombëtare, pasi e vlerësonte si një mbrojtës shumë cilësor dhe i cili do t’i kryente shumë punë në ekipin kuqezi.