Kerkohet serish rritja e cmimit te energjise OSSH 11.9 per qind

Operatori i Sistemit te Shperndarjes ne Tirane ka bere publike kerkesen per rritjen e cmimit te energjise elektrike me 11.9 perqind si dhe heqjen e dy niveleve te tarifimit te saj.
OSSH propozon qe cmimi te jete 10.09 leke per kilovat pavaresisht sasise se harxhuar por konsumatoret thone se nje tjeter rritje e cmimit te energjise eshte krejt i paperballueshem.
Ne propozimin e tij Operatori i Shperndarjes se Energjise qe administrohet nga investitore te Repubikes eke thote se kerkesa per rritjen me 11.9 perqind e cmimit te energjise vjen prej investimeve te larta sipas tij te bera ne sistemin e shperndarjes per permiresimin e ketij rrjeti dhe se propozimi behet mbi bazen e kostos reale te energjise ne Shqiperi.
Vendimi per rritjen apo jo te cmimit te energjise do te merret nga Enti Rregullator i Energjise i cili paraprakisht thote se do ta marre mbi bazen e metodologjise se perllogaritjes se tarifave te shperndarjes se energjise elektrike.
Aktualisht konsumatori paguan 7.7 leke per cdo kilowat deri ne pragun e 300 kilowateve dhe 13.5 leke/kw mbi kete prag.OSSH thote se 70 perqind e konsumatoreve nuk e kalojne kete prag dhe se propozojne heqjen e dy niveleve te tarifimit te energjise.
Konsumtoret e vleresojne shume te larte edhe cmimin aktual te energjise ndersa thone se nje rritje tjeter sado e vogel e saj eshte krejt e paperballueshme.
Altin Goxhaj Drejtor i Shoqates se Konsumatoreve thote se kerkesa per rritjen edhe me te cmimit te energjise i intereson OSSH por demton interesat e konsumatoreve te cilet po paguajne cmime shume te larta per energjine.