Deklarimi i pasurivePS Pese dite kohe ministres Bregu per tu pergjigjur

TIRAN- Partia Socialiste ne vijim te denoncimit te korrupsionit qeveritar i eshte rikthyer serish sot deklarates se pasurise se ministres se Integrimit Majlinda Bregu.
Gjate nje deklarate per mediat deputetja e PS-se Ermonela Felaj ka bere me dije se Grupit te Transparences se Qeverisjes ne PS i ka dale nje pyetje e re per zonjen Bregu.
Per ta lehtesuar kolegen dhe ndihmuar qe te mendohet qetesisht per pergjigjen do ti japim 5 dite kohe. Jo sepse zonjes Bregu i duhet kohe per te gjetur te verteten qe do ti kerkojme por sepse koha ndoshta do ta ndihmoje te gjeje forca per te mos iu shmangur te vertetes- tha ajo.
Felaj ne emer te PS-se ka ngritur pyetjen A keni harruar ndonje gje tjeter pa shkruar ne deklarimin e pasurive tuaja zonja ministre
Duke qene se sbehet fjale per dicka te vogel nuk dime se cpyetje ndihmese mund tju bejme prandaj po e mbyllim ketu duke uruar qe ju do jepni pergjigjen e duhur para publikut. Kurajo zonja Bregu- perfundoi Felaj.
Partia Socialiste para pak kohesh ka kerkuar doreheqjen e ministres se Integrimit Majlinda Bregu pasi sipas saj ajo ka genjyer publikisht duke mbuluar korrupsionin.
Gjate nje komunikimi me mediat deputetja socialiste Ermonela Felaj ka deklaruar se Bregu ka thene minimalisht 5 genjeshtra duke nxjerre edhe dokumentet qe vertetojne genjshtrat.
Majlinda Bregu genjeu per deklaraten e saj te pasurise duke pretenduar se bashkeshorti i saj ishte dorehequr qe ne 2009 nga kompania MIA International e madje shkeli edhe ligjin duke urdheruar manipulimin e dokumenteve ne QKR. Kurse tani qe keto genjeshtra e manipulime jane bere publike fale nje letre te vete bashkeshortit Namik Ajazi qe provon se kompania ne fjale mbetej aktive dhe bashkeshorti i Bregut mbetej ortak dhe administrator zonja Bregu hesht- tha Felaj.
ILDKP heton pasurine e Majlinda Bregut
TIRAN - Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka filluar prej dy javesh hetimin e pasurise se ministres se Integrimit Majlinda Bregu si dhe konfliktin e mundshem te interesit. Lajmi behet i ditur nga burime te ILDKP-se te cilet sqarojne se hetimi mbi pasurine e ministres se kabinetit qeveritar ka nisur perpara denoncimeve publike te bere nga Partia Socialiste. Te njejtat burime saktesojne se ka qene nje telefonate e ardhur nga nje qytetar qe ka sjelle dhe nismen e hetimeve nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Dy jave me pare mesohet se nje qytetar ka telefonuar ne numrin e vene ne dispozicion nga ILDKP per denoncimin e rasteve te ndryshme mbi abuzimet me pasurine ku jane dhene detaje mbi ministren Bregu qe e akuzojne ate per perfitime permes perdorimit te funksionit te saj. Pasi eshte marre telefonata e cila ka qene teper bindese ne denoncimin e saj ku ka ofruar edhe te dhena mbi abuzimet e bera nga ministrja e Integrimit eshte vene ne levizje Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive. Pas analizes se te dhenave te ardhura te cilat nga hetimet e para nuk kane rezultuar korrekte mesohet se ILDKP ka nen hetim nje ceshtje e cila nuk eshte e lidhur kurrsesi me akuzat e bera deri me tani nga socialistet.
PS Bregu ka marre 10 hidrocentrale pak dite para zgjedhjeve
Partia Socialiste ka perseritur edhe njehere se ministrja Majlinda Bregu ka genjyer per koncesionin e hidrocentarlit ne lumin Zall i Okshtunit dhene kunatit te saj.
Deputetja Ermonela Felaj tha se kontrata nuk eshte dhene vetem per nje hidrocentral por per 10-te te tille dhe vendimi per dhenien e ketij koncesioni eshte marre ne daten 11 Qershor te vitit 2009 pak dite perpara zgjedhjeve te vjedhura te 28 Qershorit duke theksuar se ne kulmin e fushates elektorale ndersa gjysma e qeverise vidhte votat gjysma tjeter vidhte pasurite publike te shqiptareve
Jane dhene me koncesion per 35 vjet hidrocentralet - Borove Sebisht Nr. 2 Prodan Nr. 4 Prodan Nr. 5 Okshtun Nr. 6 Okshtun Ekologjik Ternova Nr. 7 Lubalesh Nr. 9 Lubalesh Ekologjik dhe Gjorice Nr. 10 pra ne total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mije e 127 Kilovat Ore- sqaroi Felaj
Sipas deputetes vlera totale e ketij investimi shkon ne 32 milion euro per ndertimin dhe venien ne pune te tij ndersa fitimi nga ky investim do te jete 323 milion euro.
Felaj theksoi se ne ditet e fundit perpara zgjedhjeve qeveria Berisha jepte me koncesion 323 milione Euro pasuri publike te te gjithe shqiptareve dikujt pa asnje eksperience por me atributin kryesor qe eshte kunati i Ministres se Integrimit.