Kerkoi 42 mije euro terhiqet ne moment te fundit paditesi i Mediut

Dje ne Gjykaten e Larte u zhvillua seanca gjyqesore ku perballej Zyber Lela me Fatmir Mediun ish-ministrin e Mbrojtjes. Padia e Leles ndaj Mediut kishte per objekt Plagosjen e rende nga pakujdesia. Ne nisje te kesaj seance Kolegji Penal i Gjykates se Larte drejtuar nga Evelina Qirjako beri te ditur se ne emer te Z. Zyber Lela ishte depozituar nje kerkese me ane te se ciles hiqte dore nga padia ndaj Z. Fatmir Mediu.
Kjo kerkese erdhi krejt e papritur sepse ne seancen e meparshme Zyber Lela u shpreh publikisht se ishte i vendosur per ta cuar ceshtjen deri ne fund. Ne po ate seance Lela deklaroi se e vetmja rruge per tu terhequr nga padia e tij ishte marrja persiper dhe pagimi i te gjitha shpenzimeve per nderhyrjet kirurgjikale te cilat kushtonin jo pak por mbi 40 mije euro. Sipas asaj qe Lela tha ne seancen e pare ai ishte takuar me perfaqesues te Mediut por nuk kishte arritur marreveshje.
Ne seancen gjyqesore avokati i Fatmir Mediut Ardian Visha e nisi fjalen e tij duke thene se do te ishte hipokrizi nese do te thoshte se nuk kishte dijeni per kete kerkese te re nga Z. Zyber Lela duke lene te kuptohet se ishte njoftuar qe me pare per terheqjen e padise nga ana e akuzuesit. Kjo tingellon e cuditshme po te kihet parasysh se terheqja e Leles u be publike vetem sot prej trupit gjykues.
Nga ana tjeter avokatet mbrojtes te Zyber Leles kerkuan qe kjo kerkese te trajtohej si te gjitha rastet e tjera analoge nga Gjykata e Larte ku kerkesa te tilla te paraqitura vetem ne formen e nje deklarate noterike nuk jane pranuar - nese nuk jane dorezuar nga vete personi ne seance apo nga perfaqesuesit e tij ligjore. Hera e fundit kur eshte shfaqur ky fenomen ka qene me 1 dhjetor 2010 kur Gjykata e Larte me vendimin 1021 shprehej se terheqja behet personalisht nga i demtuari ose perfaqesuesi i tij dhe jo perpara noterit publik dhe se kjo vinte ne perputhje te plote me te gjithe praktiken gjyqesore te konsoliduar tashme te kolegjit penal te Gjykates se Larte ne lidhje me vlefshemerie ligjore te deklartave noteriale. Keshtu Gjykata e Larte nuk e mori ne konsiderate kete praktike te konsoliduar nga vete ky institucion duke e ndryshuar ad hoc vetem per rastin e Fatmir Mediut.
Avokatet e Qendres Res Publica ne ndihme te Zyber Leles kerkuan gjithashtu qe te sqarohej arsyeja e prezences ne seance te nje numri te madh te pandehurish nderkohe qe nje seance me pare Znj. Evelina Qirjako kishte deklaruar se ceshtja ishte vetem kunder Fatmir Mediut. Edhe vete Zyber Lela ne padine e tij akuzonte vetem 6 persona ndersa ne seance ishin perfaqesuesit e 30 te pandehurve. Por as kjo anomali nuk mori pergjigje procedurale nga Gjykata e Larte. Per avokatet por edhe per publikun mbetet e paqarte arsyeja pse u lajmeruan nga gjykata 30 te pandehur te cileve nuk u eshte dhene as shansi qe te pajtoheshin ne nje seance te pare me kerkuesin Zyber Lela aspekt i detyrueshem ky i procedures penale. Ne kete menyre Gjykata e Larte beri te mundur vetem perparimin e ceshtjes kunder F Mediut duke u nxituar ta mbylle ate shpejt e shpejt e duke kundershtuar edhe vete praktikat e meparshme te po ketij institucioni.
Ne perfundim te seances gjyqtaret shpallen pushimin e ceshtjes ndaj Fatmir Mediut dhe e kaluan kompetencen e gjykimit ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane per te pandehurit e tjere.
Mbetet mister arsyeja e vertete e terheqjes se Zyber Leles nga akuza nderkohe qe Mediu edhe kesaj radhe del pa u lagur nga ceshtja Gerdeci duke mos e dorezuar imunitetin e duke mos iu nenshtruar hetimeve.
Kalvari i mundimshem i Zyberit nga spitali ne Gerdec
Zyber Lela ka vuajtur prej kohesh nga nje semundje serioze ne zemer dhe per kete arsye eshte operuar dikur ne qendren spitalore Nene Tereza. Semundja e tij ka qene e rende fillimisht ka bere nje nderhyrje ne valvulat e zemres pastaj ka bere nje operacion te dyte ku eshte bere teresisht nderrimi i valvules. Per te bere stabilizimin e ritmit te zemres ka qene e detyrueshme te beheshin edhe dy goditje elektrike ne Shqiperi dhe nje prove tjeter ne Selanik. Ne nentor 2007 Lela eshte shtruar serish ne QSUT dhe ka dale nga spitali vetem nje muaj perpara shperthimit tragjik te Gerdecit.
Ne momentin e shperthimit Zyberi ishte i shtrire ne krevat per te marre veten nga operacionet dhe nderhyrjet e shumta po qetesia e tij eshte prishur nga shembja e catise. Copat e tavanit i kane rene persiper duke ia rihapur plaget e operimit dhe e zune poshte. Ne ate moment ne shtepi nuk ndodhej askush. Bashkeshortja bashke me djalin ishin duke punuar tek stacioni i trenit ne Tirane ndersa nusja e djalit ishte jashte shtepise dhe mbeti pa ndjenja nga vala goditese. Pas rreth 1 ore tmerr dhe asfiksi nen rrenoja aty kane ardhur dy punetore qe punonin ne repartin e cmontimit te predhave.
Ata pane shkaterrimin dhe degjuan thirrjet e Zyberit nen rrenoja. Punetoret me ndihmen e disa barinjve arriten ta nxjerrin nga rrenojat dhe e strehuan rreth 300 metra larg baneses ne nje vend me pak te rrezikshem. Por fati i keq i Zyberit nuk mbaronte me kaq ate dite tmerri. Aty ku ishte sistemuar ka shperthyer nje predhe tjeter e kalibrit te madh 152 mm dhe e ka hedhur Zyberin disa metra larg duke e lene pa ndjenja deri sa u err.
Ne darke teksa barinjte ktheheshin se bashku me bagetine e kane cuar serish ne shtepine e shembur mbuluar nen nje cope solete betoni per te kaluar naten pasi nuk kishte asnje mundesi tjeter per te pershkuar zonen e nxehte qe ende gjemonte nga predhat e mbetura te paplasura. Ushtria dhe policia nuk mund te futeshin sepse ishte erresire dhe kishte rrezik nga predhat. Kur zbardhi dita i vellai Flamur Lela ka detyruar forcat e armatosura qe te perdornin blindin dhe te hynin me force pasi nuk liheshin as djemte e Zyberit qe te hynin ne zone. Transporti eshte bere me autoblind nga rrenojat rreth 300 m. larg kraterit deri ne zonen e jashtme larg rrezikut nga predhat.
Ne gjendje te shokuar dhe me plage te hapura Zyberi eshte derguar menjehere ne spitalin ushtarak. Atje eshte konstatuar perkeqesimi i gjendjes se ardhur nga shperthimi dhe ne konsultim me mjekun qe e kishte operuar eshte nisur per tu rioperuar ne QSUT Nene Tereza. Por per shkak te kohes qe nuk premtonte sepse gjendja ishte teper e rende dhe e komplikuar u dergua per shpejtesi ne repartin kardiokirurgjikal ne Spitalin Amerikan. Sipas mjekut Andi Kacani pacienti eshte ndjekur per nje periudhe prej 10 ditesh nen kartelen nr. 2655.
Zyber Lela sot eshte invalid i certifikuar nga komisioni mjekesor dhe arrin te levize me veshtiresi me ndihmen e te afermve. Prej kohesh ai ka tentuar te kerkoje nje rrugezgjidhje per mbulimin e shpenzimeve te operimeve te shumta qe ai ka nevoje per te mbijetuar por deri ne date 24 maj 2011 askush nuk e mori persiper pergjegjesine duke e detyruar Zyberin ti drejtohet dyerve te gjykates.
SHIFRA
6 muaj ka zgjatur pritja per kete ceshtje derisa dje u vendos pushimi i gjyqit per Fatmir Mediun
6 ishin te akuzuarit nga Zyber Lela. Vec Mediut te akuzuar jane Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli Sokol Ngjeci dhe Shoqeria tregtare Alba-Demil Shpk
42.000 euro ka kerkuar ne seancen e meparshme Zyber Lela qe te hiqte dore nga padia kunder Fatmir Mediut.
Evelina Qirjako
Gjyqtare
Kolegji Penal i Gjykates se Larte drejtuar nga relatorja Evelina Qirjako ne baze te nenit 59 387/1 328/c 74 83/1 dhe 85 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise vendosi Pushimin e ceshtjes penale ndaj te akuzuarit Fatmir Mediu si dhe shpalljen e moskompetences lendore per gjykimin e ceshtjes ndaj te akuzuarve te tjere Ylli Pinari etj. dhe dergimin e ceshtjes per kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Dorian Matlija
Avokat i Leles
Gjykata e larte ne kete rast nuk respektoi praktiken e meparshme qe eshte konsoliduar nga Kolegji Penal dhe Kolegjet e Bashkuara te Gjykate se Larte qe nuk kane marre ne konsiderate asnjehere deklaratat noteriale qe nuk jane paraqitur nga vete kerkuesi personalisht ne seance ose nga perfaqesuesit e tij ligjore. Ne keto kushte Gjykata e Larte duhet te kerkonte nje seance tjeter ku te verifikonte vullnetin e Zyber Leles i cili jo me larg se 15 dite me pare u shpreh i vendosur per ta cuar ceshtjen deri ne fund.
Andi Kananaj
Avokat i Leles
Jam i habitur sepse Zyber Lela ishte nje nga te plagosurit me me shume pasoja dhe nje nga personat qe kishte bere disa here perpjekje per te kontaktuar me avokatet e qendres Res Publica. Zyberi ishte i demtuar ne zemer shpatull dhe shtylle kurrizore demtime keto qe ai i shoqeron edhe me vertetimet perkatese. Terheqja e Zyberit tregon se ai duhet te kete patur nje arsye te forte per tu terhequr. Nese ka pasur nje zgjidhje jashtegjyqesore mes paleve duhet te kujtoj se kjo eshte ne kundershtim me Parimet e Kombeve te Bashkuara mbi Parandalimin Efektiv dhe Hetimin e Ekzekutimeve Ekstraligjore Arbitrare dhe atyre ne Mase.
Ardian Visha
Avokat i Mediut
Do te ishte hipokrizi qe te mos pranoja se jemi ne dijeni te plote te aktit te terheqjes se ankimit nga ana e kerkuesit Zyber Lela. Nuk ka rendesi sesi eshte paraqitur deklarata noteriale e rendesishme eshte qe ajo shpreh qarte vullnetin e kerkuesit. Ne kete proces ka vetem nje person i cili e ve ne levizje ate dhe ai eshte vete kerkuesi Zyber Lela i cili duhet te respektohet ne cdo kerkese te tij pavaresisht pretendimeve te avokateve te zgjedhur prej tij.