E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamber Mici Teatri Arratisje nga bota per te pakten dy ore

Zana e endrrave nuk eshte me e madhe se agata e unazes qe mban ne gisht keshilltari. Ne fluturim e terhequr nga dy flutura te padukshme kjo zane hipur ne nje karroce te madhe si lajthi e boshatisur cdo nate shkon ne mendjet e te rinjve duke i mbushur me endrra dashurie. Ose ne buze te grave qe enderrojne puthje dhe shpesh Mabi e pabese u krijon fluska mbi buze sepse fryma e tyre qelbet nga embelsirat. Here te tjera shkon ne gishtat e avokateve qe enderrojne fitime....

Pak fjali te marra nga dialogu i Merkutit me Romeon qe injorojne hasmerine mes dy familjeve dhe vendosin te kalojne pragun e Kapuleteve. Ai qe ka ndjekur ne Teatrin Kombetar dramen Dashuri e hidhur te Carlo Bruni-t i kujton fare mire keto fjale qe ne zerin e Kamber Micit gjenin forcen dhe muzikalitetin e duhur. Mici na sjell nje figure te kompletuar te Merkutit trim dhe sakrifikues te embel me grate por qe pak u ze bese endrrave dhe shtratit qe di te vdese por edhe te ringjallet ne shfaqjen e Carlo Bruni-t.

Kush eshte Merkuti

Nje djalosh i pakenaqur me jeten. Merkuti gjate gjithe kohes protesonte ishte kunder me gjithcka qe e rrethonte. Kjo pangopesi e con deri ne marrezi.

Si i testoi regjisori Carlo Bruni aftesite e tua

Bruni te jepte disa rrethana situata te caktuara dhe shihte reagimin. Duke qene se ai ishte i kushtezuar nga gjuha improvizonte ne moment dhe thoshte Kjo eshte situata ne kete rrethane je tani vazhdo. Te nxirrte para skenes te jepte edhe nje partner shihte reagimin dhe kuptonte se kush ishte njeri kush ishte tjetri. Qe ne biseden e pare bashke Carlo Bruni me tha Une po kerkoj nje aktor te forte. Ne te vertete po kerkonte nje aktor jo vetem te fjales. Regjisori donte te shihte sesa isha ne gjendje te mbaja frymen dhe testi i fundit qe me ka bere ka qene fizik. Qe do te thote vrapim dhe interpretim i tekstit.

Beson qe kjo pergatitje fizike te con vete te personazhit

Absolutisht po. Per mua fiziku eshte po aq i rendesishem sa edhe fjala. Carlo Bruni thoshte Nuk me intereson shume fjala. Mua me intereson veprimi. Jam per teatrin e veprimit te fizikut te levizjes. Prandaj une kam arritur te jap maksimumin me Merkutin. Sesa efikas kam qene Nuk e di. Ate e gjykojne te tjeret.

fare eshte teatri per ty

Teatri sa i bukur eshte edhe i magjishem. Duke filluar nga presidenti nga kryeministri nga njerezit me te suksesshem te kesaj bote te gjithe duan qe ta pershijne veten e tyre ne 2 oreshin qe ndosh kjo magji ne teater. Te gjithe duan te ikin nga stresi nga perditshmeria nga politika nga biznesi nga lodhja nga te gjitha gjerat. Teatri eshte i vetmi vend ku njerezit mund te marrin emocionin e gjalle. Kur ne futemi brenda dhe i flasim spektatorit perpiqemi qe ta marrim per dore me vete ta bejme pjese te brendshme te ketij spektakli. Ky eshte teatri. Relaks zhdukje nga bota qofte edhe per dy ore te vetme duke mbajtur larg stresin e perditshem.

Kamber Mici

30 vjec ka qene Mici kur i erdhi roli i pare ne teater. Babai i nje femije 20 muajsh ai ka mbaruar studimet ne vitin 2006 per regji teatri ne klasen e Milto Kutalit dhe Alert eloaliajt. Hyri ne Akademi per kercimin por konkurrentet e ardhur nga shkollat profesionale te baletit i lane te kuptonte shpejt se nuk duhej te rrezikonte baleti duhej filluar me heret.

1. Mbarimi i shkolles nuk i solli shqetesime Kamberit. Ne Qendren Nderkombetare te Kultures e priste puna per drejtimin e koncerteve dhe shfaqjeve teatrale. Aty punoi per 3 vjet dhe tani i papune.

2. Kamberi ka nje ide sesi mund te ndihmohen te rinjte si ai. E sheh shpetimin te bashkepunimi me regjisoret e huaj. shte e dyta here qe provon nje eksperience te tille dhe ka bindjen qe te huajt i japin dore gjakut te ri.

3. Per teatrin mendon se eshte sa i bukur edhe i magjishem. Duke filluar nga presidenti nga kryeministri nga njerezit me te suksesshem te kesaj bote te gjithe duan qe ta perfshijne veten e tyre ne 2 oreshin qe ndosh kjo magji ne teater


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›