E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Goros

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ish-kreu i bashkisë së qytetit bregdetar kërkoi nga togat e zeza të Gjykatës së Lartë një masë më të lehtë sigurie se ajo e “Arrestit me burg”, të vendosur nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 26 mars 2024.

Hetimet për Goron përfunduan pak ditë më parë nga SPAK dhe dosja e tij ka shkuar për gjykim

Goro u arrestua më 23 mars 2024 me kërkesë të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu për gjykim për “Shpërdorim detyre” janë dërguar për gjykim edhe shtetasit: Jerasimo Bashi, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë; Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë; Vezir Gjikokaj, ish-jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë. Ndërsa shtetasi Stavri Mëhilli, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’’.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›