E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kërkoi ndryshim mase, Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Berishën

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për ditët në vijim seancën për shqyrtimin e kërkesës së kreut demokrat Sali Berisha.

Ky i fundit ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuse shpalljen e masës së sigurisë ndaj tij si antikushtetuese. Kreu demokrat kërkon shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje” vendosur nga GJKKO në tetor të 2023-shit, pasi sipas tij, nuk u mor asnjë miratim nga Kuvendi, pasi ai mban statusin e deputetit.

Berisha prej dhjetorit të 2023-shit ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me dosjen “Partizani”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›