Kërkoi pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarqet Dibër, Berat dhe Shkodër, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e PD-së për shpallje pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarqet Shkodër, Dibër dhe Berat.
Në vendimin e marrë këtë të martë (24 qershor), Kolegji Zgjedhor argumenton se kërkesat e PD-së janë të pabazuara në ligj dhe prova.
PD-ja kërkoi përsëritje të zgjedhje në këto qarqe, duke pretenduar për parregullsi dhe tjetërsim të votës së qytetarëve.
Ndërkohë, rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës vijon për të gjashtën ditë me 717 kuti të hapura nga 1,282 në total. Deri më tani janë evidentuar disa parregullsi të vogla që nuk kanë ndikuar në ndryshimin e mandateve, por kanë sjellë lëvizje në numrin e votave të kandidatëve.
/rtsh.al/