E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkoi të mos ndante anëtarin e 4 të Grupeve të Numërimit me PDIU, KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë

Kërkoi të mos ndante anëtarin e 4 të Grupeve të

Kërkesa e Ilir Metës për të patur numërues në të gjitha KZAZ-të e vendit për zgjedhjet vendore është rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi që çështja të rikthehej në KAS, duke argumentuar se në kohën kur KAS ka marrë vendimin, nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e nevojshëm.

KAS edhe më herët rrëzoi kërkesën e Metës për mos e ndarë anëtarin e katërt me PDIU-në. Më pas Partia E Lirisë iu drejtua Kolegjit Zgjedhor të cilët vendosën rikthimin e kësaj kërkese edhe njëherë në KAS.

Partia e Lirisë ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS, në mënyrë që anëtari i katër i grupit të numërimit të votave të jetë vetëm i Partisë së tyre.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›