E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajçak vizitë në Prishtinë dhe Beograd, diskutime mbi hapat e ardhshëm të dialogut mes dy vendeve

Lajçak vizitë në Prishtinë dhe Beograd, diskutime

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë të vizitojë Prishtinën më 11 maj dhe më 12 maj do të niset drejt Beogradit.

Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Lajçak, udhëton rregullisht në rajon dhe viziton shpesh Prishtinën dhe Beogradin, posaçërisht pas takimeve të nivelit të lartë në Bruksel, për të vazhduar përparimin në atë që është arritur apo për çfarë është pajtuar në Bruksel dhe për të përgatitur hapat e radhës”, deklaroi Stano.

“Në këtë kontekst, mund të konfirmoj se ai do të jetë të enjten në Prishtinë dhe të premten në Beograd”, shtoi ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›