E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon punë në bashki me dokumente false

TIRANE- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Bashkinë e Tiranës, ku një person është paraqitur pranë këtij institucioni për të aplikuar për një vend pune, por nga verifikimet e kryera nga ana e administratës së Bashkisë së kryeqytetit ka rezultuar se diploma e tij ishte e falsifikuar.

Menjëherë pas këtij konstatimi, punonjësit e administratës së Bashkisë, kanë njoftuar Policinë e Tiranës, e cila pas marrjes së kallëzimit ka nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e këtij personi. Vetëm pak kohë më pas, u bë i mundur ndalimi i 27-vjeçarit M.Arapi, me arsim 8-vjeçar, banues në qytetin e Lezhës, mbi të cilin tashmë rëndon akuza e “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”. Pasi e kanë marrë në pyetje, efektivët e Policisë së Tiranës kanë vendosur procedimin e tij në gjendje të lirë për këtë akuzë.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›