Londër, Lady Gaga akuzohet për rite satanike në një hotel
Lady Gaga nuk është hera e parë që akuzohet për rite të tilla satanike. Më përpara e kanë akuzuar se bën pjesë në sektin e Illuminati dhe se ka futur në tekstet e këngëve të saj mesazhe për nënndërgjegjien. Tani punonjësit e hotelit Intercontinental në Londër e akuzojnë për rite satanike ku ka përdorur gjakun.
Sipas stafit të hotelit Lady Gaga pasi ka lënë suitën e saj në të pastrueset kanë gjetur një lëng të kuq i ngjashëm me gjakun në vaskën e banjës. Për punonjësit nuk ka dyshim që këngëtarja ka kryer aty një rit satanik duke u larë në gjak. Pastruesja e cila ka dhënë lajmin deklaron se i është thënë që të heqë nga menja këtë episod.
Punonjës të tjerë të hotelit tregohen më të kujdesshëm dhe thonë se nuk është e qartë nëse lëngu i kuq ishte gjak apo nëse është përdorur për ndonjë kostum apo në skenografinë e koncertit të këngëtares.
Gjithsesi nuk është hera e parë që artistja akuzohet për sjelljet e saj ekstravagante. Sipas disa gazetave në fakt, Lady Gaga thotë se është rimishërimi i një tezeje të vdekur, është e terrorizuar nga shpirtrat e këqij dhe se përdor një skuadër ekspertësh të paranormales që kontrollon në çdo dhomë të hotelit përpara se të vendosë të qëndrojë në të apo jo. Thuhet gjithashtu se ylli i muzikës pop ka shpenzuar 30 mijë sterlina për një makineri që tregon praninë e fantazmave.
(ar.si/BalkanWeb)