Kërkon rrugëve një veshkë për të shoqen, dhe e gjen

Amerikani 78 vjeçar nga Kalifornia, Larry Swilling është parë prej muajsh duke ecur rrugëve të qytetit Anderson duke bartur një pllakat të madh në trup. Ajo që mund të lexohej në pllakat ishte mjaft mbresëlënëse: “kërkoj një veshkë për gruan”.
Bashkëshortja e tij Jimmie Sue Swilling, 76 vjeçe, po priste prej kohësh që të gjendej një veshkë e përshtatshme e cila do t`i shpëtonte jetën. Dhe në fund, durimi i Larryt u shpagua, aksioni i tij u kurorëzua me sukses.
Spitali “Medicl University of South Carolona” ka siguruar një veshkë e cila i përshtatet gruas së sëmurë. E emocionuar dhe mirënjohëse ndaj të shoqit, Jimmie Sue thotë: “E dija se kjo do të ndodhte, pasi që unë e njoh tim shoq. Ai nuk do të ndalej kurrë së kërkuari, deri sa të gjendej një veshkë për mua”.
Jimmie do të bëjë javën që vjen edhe testet përfundimtare mjekësore dhe, me pak fat, ajo do të ketë veshkën e saj të re para 12 shtatorit. /Indeksonline/